BallinaLajmePolicia konfiskon pemë dhe perime në Gjakovë

Policia konfiskon pemë dhe perime në Gjakovë

Të ngjajshme

Në dy raste, policia ka kapur mall pa origjinë duke u futur në Kosovë.

Në  fshatin Zhub të Gjakovës patrulla policore ka ndaluar automjetin  VW-GADDY, me targa vendore me vozitësin e dyshuar mashkull K/Shqiptar, të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur mall (pemë-perime) të pa doganuar. Automjeti dhe malli është konfiskuar.

I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit lirohet, por rasti ka shkuar në hetime.

Po në këtë fshatë, policore thotë se ka ndaluar automjetin  CITROEC JUMPER, me targa vendore me vozitësin e dyshuar të cilit gjatë legjitimimit dhe kontrollimit i është gjetur mall (pemë-perime-mjaltë-fidan-lule) të pa doganuar.

Automjeti dhe malli është konfiskuar. I dyshuari pas intervistimit me vendimin e Prokurorit lirohet, dhe rasti ka shkuar në hetime. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz