BallinaLajmePolicia kap në flagrancë një person duke ia vjedhur telefonin një gruaje...

Policia kap në flagrancë një person duke ia vjedhur telefonin një gruaje në Prishtinë

Të ngjajshme

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në flagrancë duke ia vjedhur telefonin një gruaje në Prishtinë, shkruan Reporteri.net.

Lajmin për Reporteri.net e ka bërë të ditur zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Njësitet policore të stacionit Jugu në Prishtinë, sot rreth orës 17:30, kanë arrestuar në flagrancë një person të dyshuar, për të cilin dyshohet me bazë të jetë i përfshirë në një rast të vjedhjes . Rasti ka ndodhur në lagjen Dardania në Prishtinë, ku nga persona të dyshuar, viktimës femër i është vjedhë telefoni”, ka thënë Ahmeti.

Personi i arrestuar është duke u intervistuar nga njësitet kompetente ,ndërsa i dyshuari tjetër ndodhet në arrati.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz