back to top
Friday, December 19, 2025
BallinaLajmePolicia jep detaje për aksidentin në Skenderaj ku vdiq 13-vjeçari

Policia jep detaje për aksidentin në Skenderaj ku vdiq 13-vjeçari

Të ngjajshme

“Doku” merr përkrahje në fshatin e Ramush Haradinajt

Arbër Tolaj, kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës...

Tifozët çuditen me formën e Fiorentinas, dyshojnë që mbrëmë nuk donin të shënonin!

Skuadra e Fiorentinas mbrëmë pësoi humbjen e radhës, pasi...

FSK realizon me sukses trajnimin “Simboli i Ujkut”

Trajnimi elitë “Simboli i Ujkut” është përfunduar me sukses...

Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot pasdite në qytetin e Skenderajt. Një veturë ka shkelur dy fëmijë (vëlla e motër). Policia e Kosovës e ka konfirmuar për Gazetën Express këtë rast.

Avni Zahiti, zyrtar për informim në Policinë e Kosovës, për regjionin e Mitrovicës ka treguar se aksidenti ka ndodhur rreth orës 14:30 në Skenderaj në rrugën “Mbretëresha Teutë”

Ai ka treguar se nga ky aksident janë lënduar dy fëmijë. Kurse, më vonë njëri nga ta ka ndërruar jetë.

“Të dy fëmijët janë dërguar në QKUK, ku djali i moshës rreth 13 vjeçar ka vdekur. Ndërsa, motra e tij e vogël 2 vjeçare është jashtë rrezikut për jetë. Fëmija i moshës 13-vejçar ka ndërruar jetë rreth orës 18:30”, ka treguat Zahiti për Express. 

Ai ka thënë se personi që dyshohet se e ka kryer aksidentin është arrestuar.

“ Personi që ka qenë duke e vozitur veturën, dhe që dyshohet se a ka shkaktuar këtë aksident është arrestuar dhe i është caktuar masa e parandalimit prej 48 orëve”, ka thënë ai.

Zahiti ka thënë se aksidenti ka ndodhur për shkak të mos përshtatjes se kushteve nga ana e vozitësit.



- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz