BallinaLajmePolicia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Policia jep detaje për aksidentin në Prishtinë

Të ngjajshme

Një aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orës 9:00 të mëngjesit në kryeqytet.

Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë.

Zëdhënësja e policisë së Prishtinës Florie Ahmeti në një përgjigje për Gazeta Blic ka treguar se si pasojë e aksidentit janë lënduar dy persona që ndodheshin në motoçikletë.

Personat e lenduar jane derguar per tretman mjeksor ka thënë Ahmeti.

“Sot rreth ores 09:00 ne rrugen Rrustem Statovci ne Prishtine, ka ndodhur nje aksident trafiku mes nje automjeti dhe nje motociklete. Si pasoje e aksidentit jane lenduar dy persona qe ndodheshin ne motociklete. Personat e lenduar jane derguar per tretman mjeksor. Me rastin po merret njesia e trafikut” thuhet në përgjgijen e policisë së Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz