BallinaLajmeKampioni i katërfishtë botëror anëtarësohet në PDK

Kampioni i katërfishtë botëror anëtarësohet në PDK

Të ngjajshme

Pas deponimeve në BQK, nisin hetimet për falsifikim parash

Një qytetar është ankuar se gjatë periudhës 16–23.04.2026, nga...

U.D Presidentja Haxhiu në ora 14:00 pret në takim kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqin

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës,...

Goditi shtyllën elektrike derisa po drejtonte motoçikletën, vdes shoferi në Gjakovë

Një vetaksident me fatalitet ka ndodhur dje rreth orës...

Lideri i PDK-së, Kadri Veseli, sot e ka prezantuar anëtarin më të ri të PDK-së, kampionin e katërfishtë të botës në Kickbox, Yll Maliqin.

Veseli ka thënë se sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit.

“Kampioni i katërfishtë i botës në Kickbox, Yll Maliqi, sot u bë anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës.

Ylli është fituesi i parë i medaljes së artë botërore në Kosovën e pavarur.

Ne u kemi dhënë gjithmonë hapësirë të rinjve të talentuar në parti dhe qeverisje.

Sportistët dhe artistët janë ambasadorët më të mirë të Republikës së Kosovës dhe mbështetja për ta është mbështetje për të ardhmen e vendit”, ka shkruar Veseli.

Fotografia e Kadri Veseli

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz