Policia i vë gjobë shqiptarit… sepse iu përmbys kamioni nga era e fortë!
BILLI··Përditësuar më
Ditën e djeshme Shqipëria u “pushtua” nga moti i keq, ku erërat e forta kanë përmbysyr në mes të rrugës edhe katër kamione.
Çudia ndodh me Policinë e Shtetit, ku edhe pse shoferët nuk kanë pasur faj për erërat e forta, ata janë gjobitur.
Një shofer i një kamioni i cili është gjobitur nga Policia i ka shkruar redaksisë JOQ Albania ku ka dërguar edhe foton e gjobës.
Denoncimi i shoferit:
Lexo edheMbeti në shtyllë i vdekur për disa orë, kompania reagon për situatën skandaloze
Shikoni çfarë gjobe vendos policia ndërkohë që kamioni është rrëzuar si shkak i erës së fortë. Ç’farë faji ka shoferi të paguajë dhe gjobën kur nuk është absolutisht faji i tij?! Ju lutem postojeni që të kuptojnë të gjithë që kjo nuk është policia që duam. Kjo ka ndodhur dje në Pukë.”














