back to top
Thursday, December 25, 2025
BallinaLajmePolicia heton hedhjen e nxënësit nga kati i dytë i shtëpisë së...

Policia heton hedhjen e nxënësit nga kati i dytë i shtëpisë së tij

Të ngjajshme

“Çdoherë para festave i gëzojmë më të moshuarit e fëmijët” – Kurti flet për ndarjen e 100 eurove

Kryeministri në detyrë, njëherësh kandidat për kryeministër nga radhët...

Vjosa Osmani merr pjesë në kremtimin e Krishtlindjes në Katedralen “Nënë Tereza”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, mori pjesë në ceremoninë...

Kastrati: Problemet me rrymën po prekin shkollat dhe shëndetësinë

Kryetari i Malishevës, Ekrem Kastrati, ka reaguar lidhur me...

Emërllahu firmos marrëveshjen me klubin ukrainas, FC Polissya

Lindon Emërllahu është bërë me skuadër të re ende...
- Advertisement -

Policia rajonale e Gjakovës ka bërë të ditur se të mërkurën ka pranuar informatën se një nxënës i klasës së shtatë të shkollës fillore të mesme të ulët “Bekim Sylka” në Rahovec ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij, ndaj ka iniciuar hetime për zbardhjen e rastit.

- Advertisement -

Bazuar në informatat që zyrtarët policorë kanë marrë nga prindi i nxënësit, gjendja e këtij të fundit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Zëdhënësja e Policisë rajonale të Gjakovës, Lirije Podrimaj-Beqiraj, ka bërë të ditur se pas kontaktimit të drejtorisë së shkollës është kuptuar se rasti në fjalë ka ndodhur të martën.

“Sot, me datën 25.04.2018, rreth orës 11:00, Stacioni Policor në Rahovec ka marrë informatë se një fëmijë-nxënës i klasës së shtatë në shkollën fillore ‘Bekim Sylka’ në Rahovec ishte hedhur nga kati i dytë i shtëpisë së tij, shkruan sot Koha Ditore.

Patrullat policore me të marrë informatën fillimisht kanë shkuar në shkollën ku nxënësi në fjalë ka vijuar mësimin aty, dhe kanë kontaktuar me drejtorin e kësaj shkolle, ku janë informuar se rasti në fjalë kishte ndodhur dje me datë 24.04.2018 rreth orës 11:00 në shtëpinë e nxënësit”, ka thënë Podrimaj-Beqiraj. Ajo ka sqaruar se zyrtarët policorë kanë kontaktuar edhe me prindin e fëmijës, i cili ka njoftuar se gjendja e nxënësit është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz