Të mërkurën në fshatin Bresje të Fushë Kosovës, raportohet se janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj pasi që të njëjtit gjatë arrestimit të njërit nga të dyshuarit për të cilin kishte urdhërarrest kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës.
Me vendim të prokurorit i dyshuari për të cilin kishte urdhëresë aktive është dërguar në vuajtje të dënimit ndërsa katër tjerë janë liruar në procedurë të rregullt, njofton Policia e Kosovës, përcjell Klan Kosova.


