Policia e Kosovës pët mbrojtjen e pronësisë intelektuale (Video)
Me rastin e ditës botërore të pronësisë intelektuale, e cila shënohet në të gjithë botën me 26 prill, Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit tregon gatishmërinë, përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm drejt bashkëpunimit dhe koordinimit ndërinstitucional në mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Duke e ditur se pronësia intelektuale që përfshin pronësinë industriale dhe të drejtat e autorit në Republikën e Kosovës është e bazuar në Kushtetutë dhe e mbrojtur me ligj, Policia e Kosovës vazhdon të jetë e angazhuar në bashkëpunimin dhe koordinimin me të gjithë mekanizmat institucionalë, me qëllim të mbrojtjes së pronësisë intelektuale.
Përmes këtij njoftimi zyrtar dhe spotit sensibilizues, njoftojmë opinionin e gjerë se Policia e Kosovës me njësitet e saj relevante do t’i përgjigjet çdo thirrjeje në mbrojtje të pronësisë intelektuale dhe ndjekjes së shkelësve të saj.
Lexo edheVrau dhëndrin me bombë, arrestohet mësuesi
Andaj, të angazhohemi së bashku në sensibilizimin, parandalimin dhe mbrojtjen e pronësisë intelektuale. /Drenica Press/


