BallinaLajmePolicia e Kosovës për arrestimin e serbëve dhe rusëve në Kosovë

Policia e Kosovës për arrestimin e serbëve dhe rusëve në Kosovë

Të ngjajshme

Kompletohen çiftet çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve

Tashmë dihen tetë ekipet e kualifikuara në çerekfinale të...

Robot shkakton kaos në një restorant në Kaliforni

Një robot humanoid ka humbur kontrollin në restorantin Haidilao...

Dëmtohet një gyp, në këtë lagje të Prishtinës ndalet uji

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për...

Artefakti romak në Amerikë sfidon historinë e “Botës së Re”

Zbulimi i një artefakti romak në Amerikë ka ndezur...

Policia e Kosovës, në këtë rast zyrtarët kufitar me datën 08.08.2017 rreth orës 13:00, përmes rrugëve operativo-hetimore kanë siguruar informacione se në lagjen e quajtur Sekiraqa në fshatin Metergof  të Podujevës, pritet të hyjnë në mënyrë të paligjshme disa shtetas serb dhe rus.

Policia Kufitare ka ndërmarr masat e nevojshme policore duke angazhuar ekipe patrulluese të kufirit, të cilat si rezultat i punës rreth orës 13:45 në lokacionin  e cekur, saktësisht tek tabela paralajmëruese e KFOR-it e cila tregon afërsinë e kufirit, kanë ndaluar dy automjete të dyshuara me targa të Serbisë.

Gjatë kontrollit të dy automjeteve “Mercedes” kombi ngjyrë e bardhë, janë ndaluar gjithsejtë njëmbëdhjetë (11) persona të dyshuar, nën dyshimin e bazuar për kalim të paautorizuar të kufirit shtetëror.

Personat e ndaluar janë;

1. M. P. 1990 M Serbë
2. Z. P. 1969 M Serbë
3. Y. P. 2002 F Rusë
4. O. K. 1977 F Rusë
5. E. P. 1974 F Rusë
6. E. P. 1975 F Rusë
7. A. K. 1974 M Rusë
8. G. P. 1966 M Serbë
9. M. M. 1980 F Serbë
10. A. P. 1975 M Rusë
11. V. P. 1991 F Serbë

 

Personat e dyshuar së bashku me automjetet janë dërguar në stacion të Policisë Kufitare, për intervistim dhe procedim të mëtejmë, sipas procedurave të parapara ligjore.

Lidhur me rastin janë njoftuar prokurori kujdestar i shtetit, oda e avokatëve të Kosovës dhe zyra ndërlidhëse ruse në Republikën e Kosovës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz