Policia e Kosovës merr donacion dy automjete – kombi nga ministria e drejtësisë holandeze
dp

Lexo edheShefja në detyrë e BE-së takon Kusari-Lilën, thekson mbështetjen për reformat ekonomike

Në kuadër të këtij bashkëpunimi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, kolonel Gazmend Hoxha, ka pritur në takim drejtorin gjeneral të burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë së Holandës, Erik de Borst, së bashku me bashkëpunëtorët e tij.
Gjatë takimit është nënshkruar pranim-dorëzimi i donacionit, i cili është dhuruar përmes ndërlidhësit të ambasadës holandeze me seli në Tiranë.
“Me këtë rast, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës kolonel Gazmend Hoxha, në emër të Policisë së Kosovës, shprehu mirënjohjen e thellë për mbështetjen dhe përkrahjen e partnerëve ndërkombëtarë”, thuhet në njoftim.

Lexo edheShefja në detyrë e BE-së takon Kusari-Lilën, thekson mbështetjen për reformat ekonomike
Sipas Policisë së Kosovës, ky donacion vlerësohet si dëshmi e bashkëpunimit të mirë dhe marrëdhënieve të ngushta ndërinstitucionale me partnerët ndërkombëtarë.