back to top
Monday, August 18, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës kontrollon lokalet e natës në Prishtinë, ja çka konfiskon...

Policia e Kosovës kontrollon lokalet e natës në Prishtinë, ja çka konfiskon (Video)

Të ngjajshme

A ofron Zvicra mbrojtje specifike për punonjëset shtatzëna?

Nëse jeni duke pritur një fëmijë, punëdhënësi juaj zviceran...

“Sirena blu”, Oriola sjell pozat magjike të verës

Modelja e njohur shqiptare, Oriola Marashi, ka tërhequr sërish...

Mbështetur në Urdhëresës të lëshuar nga organet e drejtësisë, më 27.01.2018, rreth orës 22:00, Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik dhe Drejtoria Kundër Krimit të Organizuar, si bartëse të operacionit policor, por të mbështetura edhe nga njësi tjera policore (NJSO dhe K9), ka zbatuar një  plan operativ në Prishtinë, ku ka realizuar kontroll në disa lokacione, gjegjësisht në kafe-bare dhe klube nate ku dyshohej për konsumim të veprës penale ‘’Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar  e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Gjatë kontrollit në disa nga lokalet, janë arrestuar tre të dyshuar si dhe janë gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një sasi e substancës narkotike, disa armë të ftohta (thika dhe boks hekuri).

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftën ndaj çdo veprimtarie kriminale dhe zotohet se operacione të tilla do të ndërmarr edhe në të ardhmen për të siguruar rend dhe ligj. /Drenica Press/

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz