Ahmeti mbron artistin që vendosi flamurin e offside në vend të atij kombëtar
01

Lexo edheHoxha: BE të qartësojë pozicionin për Kosovën, ne të përmbushim obligimet

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i ka dalë në mbrojtje protestës artistike siç e ka quajtur ai largimin e flamurit kuqezi dhe vënien e një flamuri tjetër – atij të offside.
Vendosja e flamurit mëngjesin e sotëm hapi shumë reagime nëpër rrjete sociale. Por pasi policia ka dalur në vendin e ngjarjes është kuptuar arsyeja e vërtetë e kësaj ngjarjeje.
Përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka thënë se i vjen mirë që një gjë e tillë është bërë në këtë mënyrë, duke siguruar qytetarët se gjithçka do të kthehet siç ishte.

Lexo edheHoxha: BE të qartësojë pozicionin për Kosovën, ne të përmbushim obligimet
“Flamuri do të kthehet, por më duhet të them që disi më vjen mirë që një gjë e tille është thënë edhe në këtë mënyrë. Mora dhjetëra mesazhe nga njerëz të ndryshëm, të shqetësuar të cilët tani do ta dëgjojnë një qëndrim të një artisti”, ka thënë Ahmeti. /Telegrafi/