back to top
Friday, December 26, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës kërkon rritje të pagave

Policia e Kosovës kërkon rritje të pagave

Të ngjajshme

Në prag të vitit 2026: Disa vendbanime në Drenas pa rrymë për më shumë se 24 orë

Pas ankesave të shumta nga qytetarët, Kryetari i Komunës...

50-shi i LDK-së: Mobilizim e përkrahje gjithandej Republikës

Kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, Fadil Aliu...

Shifrat alarmante: Mbi 90 mjekë dhe 192 infermierë lëshuan Kosovën vetëm në 2025

Edhe në vitin 2025 ka vazhduar ikja e profesionistëve...

Rusia sulmon veriun e Ukrainës, një i vdekur dhe 10 të plagosur

Një grua 80-vjeçare ka humbur jetën sot në Çernihiv,...

Familja e Thaçit ngushëllon Familjen Mustafa për vdekjen e babait të Salih Mustafës

Familja e ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili së bashku...
- Advertisement -

Sindikata e Policisë së Kosovës kërkon nga Qeveria e Kosovës të mbështesë dhe të aprovojë propozimet që kanë lidhur me ngritjen e pagave menaxhmentit të Policisë dhe Sindikatës të Policisë së Kosovës.

- Advertisement -

“Grupi i punës gjatë punës dhe hartimit të këtij dokumenti me sqarimet përcjellëse që përmban dokumenti janë përpjekur që mos të dëmtohen interesat e punonjësve të Policisë së Kosovës dhe të jenë të barabartë me dikasteret e tjera të sigurisë në vendin tonë, siç është FSK-ja, jo më shumë, por jo edhe më pak, duke marr parasysh punën dhe përgjegjësitë që ka Policia e Kosovës në zbatimin e detyrave konform Kushtetutës të Republikës së Kosovës, Ligjit të Policisë dhe ligjeve tjera, për të mbrojtur integritetin territorial, sovranitetin e vendit, ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, si dhe zbatimin e vendimeve të institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në komunikatën e Sindikatës së Policisë.

Sindikata e Policisë nëpërmjet komunikatës adreson shqetësimet e punonjësve të Policisë se çfarë do të ndodh me pagat e tyre.

“Më 5 shkurt Qeverisë iu kemi drejtuar me shkresën e të cilën për punonjësit e Policisë kemi kërkuar gjetjen e mundësive për zgjidhjen e çështjes më jetike për punonjësit e Policisë së Kosovës e që është sigurimi alternativ shëndetësor dhe jetësor. Mirëpo, akoma nuk patëm asnjë përgjigje nga qeveria, edhe pse e dinë Qeveria e Republikës së Kosovës dhe mbarë opinioni publik se Policia e Kosovës është policia e vetme në rajon dhe në botë, e cila nuk ka sigurim shëndetësor dhe jetësor. Këtë çështje që nga themelimi i Sindikatës të Policisë së Kosovës e kemi shtruar si çështjen më prioritare për punonjësit e Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është institucioni më i rrezikuar në shoqëri. Këtë e argumenton fakti se që nga themelimi i Policisë së Kosovës deri më tani kemi 17 raste të vdekjes në kryerje të detyrës, ndërsa numri i të lënduarve gjatë gjithë kësaj kohe është i madh dhe si pasojë në mesin tonë kemi zyrtar policor që ka mbet invalid i përhershëm”, thuhet në komunikatë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz