back to top
Monday, August 11, 2025
BallinaLajmePolicia e Kosovës arreston gjashtë persona për vjedhje të rëndë

Policia e Kosovës arreston gjashtë persona për vjedhje të rëndë

Të ngjajshme

Barcelona e deklason skuadrën e Mërgim Vojvodës

Skuadra e Barcelonës ka shënuar fitore në miqësore ndaj...

Trafik nga Shëngjini në Milot, mijëra turistë mbeten të bllokuar

Mbrëmja e sotme ka sjellë një trafik të rënduar,...

Aktorja bën rrëfimin e ndjerë pas operimit të ‘rrezikshëm’

Amy Schumer ka ndarë me ndjekësit e saj në...

Hetuesit policorë në kuadër të stacionit policor në Vushtrri, më datën 28 nëntor 2017, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar, të cilët dyshohen për kryerje të disa veprave ‘vjedhje e rëndë’ dhe ‘asgjësim i pasurisë se paluajtshme’,  rast këto që ishte raportuar muaj më parë në zonën e përgjegjësisë së stacionit policor në Vushtrri, ku cak i kësaj vjedhjeve ishte një shtëpi private, nga ku të dyshuarit kishin vjedhur stoli ari, bizhuteri, televizor.

Hetimet policore nën autorizimin e prokurorit kishin nisur muaj më parë drejt zbardhjes së veprës penale, ku rrjedha hetimore ka rezultuar me identifikimin dhe arrestimin e gjashtë të  dyshuarve :B. M., 17 vjeçar, G. H., 16 vjeçar, A.S., 16 vjeçar, G.M., 16 vjeçar., F.A., 19 vjeçar, dhe A. F., 18 vjeçar.

Në cilësi te provave materiale tek të dyshuarit Policia ka gjete dhe konfiskuar një sasi të bizhuterisë dhe një televizor që ishin  raportuar kohë me parë të vjedhur.

Pas procedurave intervistuese, tre të dyshuarve te parë u është caktuar masa e  arrestit shtëpiak, ndërsa të  tjerët janë liruar për procedurë te rregullt.

 

 

- Advertisement -

Të Fundit