“Policia e ka kapur në flagrancë” – Prokuroria konfirmon ndalimin e 54-vjeçarit në Istog për dhunim të një 12-vjeçareje në motel
dp

Lexo edheRrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Në prononcimin e tij për lajmi.net, Nikçi tha se i dyshuari është ndaluar dhe se brenda afatit ligjor do të parashtrohet kërkesa për paraburgim.
“Është ndaluar një person me urdhër të Prokurorit të Shtetit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale dhunimi. Prokurori i shtetit, brenda afatit ligjor, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit. Policia e Kosovës e ka kapur në flagrancë. Po ashtu, në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe Prokurorja e Shtetit, mbrojtësi i viktimave dhe institucionet tjera relevante.”, tha ai.
Ky prononcim vjen pas arrestimit të 54-vjeçarit, i cili dyshohet se është kapur në flagrancë me një vajzë të mitur, raportohet 12-vjeçare, në një motel në Istog. Prokuroria dhe policia po vazhdojnë hetimet, ndërsa kërkesa për paraburgim do të paraqitet brenda afatit ligjor./lajmi.net/

Lexo edheRrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia