Policia e Kosovës ka njoftuar se ka gjetur qindra bimë të llojit kanabis në fshatin Suhogërll të Istogut, të cilat pastaj i ka asgjësuar.
“ Raportohet se në fushë janë gjetur dhe asgjësuar rreth 970 bimë të dyshuara narkotike të llojit kanabis sativa. Në lidhje me rastin nuk raportohet për të arrestuar. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport të policisë.
- Advertisement -