back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePolici i Kosovës që ka 10 banesa, 4 shtëpi, 11 vetura, lokale,...

Polici i Kosovës që ka 10 banesa, 4 shtëpi, 11 vetura, lokale, … (DOKUMENT)

Të ngjajshme

Ter Stegen e nis me barazim aventurën me Gironën

Ndeshja ndaj Getafes ishte e para për Marc-Andre Ter...

Kancelari Merz: Niveli i përdorimit të dhunës në SHBA është shqetësues

Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, shprehu sot shqetësimin e...

Presidenti i Federatës Spanjolle konfirmon: Finalja e Botërorit luhet në Spanjë

Presidenti i Federatës Spanjolle të Futbollit, Rafael Louzan dha...

Ish-zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Veton Elshani, i cili që nga viti 2011 është drejtor në këtë institucion qeveritar, bazuar në formularët e deklarimit të pasurisë është zyrtari policor më i pasur në vend.

Për më tepër, ai ka deklaruar më shumë pasuri se drejtori i tij Shpend Maxhuni, ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, si dhe vet kryeministri Isa Mustafa, shkruan portali ‘INFOKUSI.COM’.

Sipas pasurisë që ka deklaruar në Agjencinë Kosovare Kundër Korrupsionit (AKK), Elshani i posedon 10 banesa, 4 shtëpi, dyqane, zyra administrative, tokë bujqësore, vlera e përgjithshme e së cilave kalon shifrën prej rreth 1.5 milionë euro, raporton ‘INFOKUSI.COM’.

Elshani poashtu i ka deklaruar se i posedon 11 automjete, përfshirë këtu automjete të markave si: ‘Mercedes’, ‘Audi’, ‘VW’, ‘Kamioneta;,…

Paga e tij vjetore në Policinë e Kosovës është rreth 10 mijë euro dhe 2700 euro të tjera i merr si pension invalidor, përderisa pagën e bashkëshortes në prokurori e ka deklaruar 3200 euro në vit.

Ndërsa të hyrat vjetore të prindit, nga biznesi privat, si dhe paga nga Ministria e Shëndetësisë, Elshani i ka deklaruar 260 mijë euro.

Në anën tjetër, pasuria e paluajtshme e drejtorit të përgjithshëm të Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni, është rreth 200 mijë euro dhe rreth 50 mijë euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.

Për më shumë kliko këtu

Ndërsa ministri i Brendshëm, Skender Hyseni, ka 470 mijë euro patundshmëri dhe mbi 5000 euro para tdhe mbi 5000 euro para të gatshme në bankat komerciale në vend.

Të Fundit

Sport

ShowBiz