Nis autopsia për Astrit Deharin – ja kush janë prezentë!
dp

Lexo edheNavigacioni i Maqedonisë: Në 20 vitet e fundit janë shërbyer më shumë se dy milion fluturime efikase

Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu ka folur lidhur me autopsinë e trupit të aktivistit të Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari.
Gërxhaliu ka thënë se ky proces është shumë transparent duke përmendur këtu faktin se familjarët kanë sjellë ekspertë të pavarur për të vëzhguar këtë proces.
“Ekipi i Mjekësisë Ligjore është i përbërë nga tre ekspertë të Mjekësisë Ligjore, nga jashtë është sjellë një ekspert i pavarur, një patolog dhe një mjek nga Lëvizja Vetëvendosje. Kryeprokurori i Prokurorisë së Prizrenit është po ashtu prezent në autopsi, përfaqësuesi i Kryeprokurorit të Shtetit po ashtu”, ka thënë Gërxhaliu, njofton Klan Kosova.

Lexo edheNavigacioni i Maqedonisë: Në 20 vitet e fundit janë shërbyer më shumë se dy milion fluturime efikase
Ai ka thënë se autopsia do të zgjasë së paku një orë e gjysmë, por që sipas tij varësisht nëse kërkohen analiza të mëtutjeshme ky proces mund të zgjasë.
“Për secilin rast merren mostra e gjakut si dhe pjesë të organeve që përcaktojnë se çka e ka shkaktuar vdekjen”.