Kamera e vendosur në uniformën e një polici amerikan, ka kapur momentin kur zyrtari policor në Karolinën e Jugut ia shpëton jetën një djali 12-ditësh që nuk po merrte frymë.
Will Kimbro nga Berkeley, ka deklaruar se ishte duke patrulluar nëpër Summerwille, kur ndali një veturë që po lëvizte me shpejtësi të madhe, transmeton Telegrafi.
E kur iu afrua shoferes e kuptoi se po nguteshin pasi që një foshnje 12-ditëshe e identifikuar si Riley, që ishte brenda veturë nuk po merrte frymë dhe po nguteshin ta dërgojnë me urgjencë në spital.
Kimbro pa u menduar dy herë e mori foshnjën dhe filloi ta ndihmojë vogëlushin që nuk po merrte frymë. E kamera e vendosur në uniformën e tij, ka filmuar momentin kur polici ia rikthen frymëmarrjen foshnjës.
















