back to top
Tuesday, September 16, 2025
BallinaLajmePolicët akoma të zhdukur, dalin qytetarë nga Kosova e Maqedonia për t’i...

Policët akoma të zhdukur, dalin qytetarë nga Kosova e Maqedonia për t’i kërkuar

Të ngjajshme

Kapet sasi e madhe e mbathjeve false, Dogana jep detaje

Njësitet Antikontrabandë të Doganës së Kosovës gjatë një kontrolli...

Vdes në Spitalin e Pejës i burgosuri T.Zh

Shërbimi Korrektues i Kosovës dhe Departamenti Shëndetësor i Burgjeve...

Moti nesër dhe ditëve në vazhdim

Nesër në Kosovë pritet të kemi mot stabil, me...

Sot po vazhdon dita e tretë e kërkimit për dy trupat e policëve që ranë në greminën buzë rrugës Hani i Elezit-Kaçanik para dy netësh.

...

Mirëpo dita e sotme është pak më ndryshe nga dy të parat, pasi në shtratin e lumit përveç autoriteteve shtetërore kosovare, kërkim po bëjnë edhe autoritetet e Maqedonisë, shkruan gazetametro.net.

Por jo vetëm kaq. Në shtratin e lumit i janë përvjelur punës edhe shumë qytetarë të Kosovës e Maqedonisë, të cilët po kërkojnë për trupat e dy policëve.

E gjithë ky angazhim erdhi pasi familjet e dy policëve të zhdukur kërkuan mbrëmë nga të gjithë që të angazhohen në gjetjen e familjarëve të tyre.

’ Ftojmë të gjithë qytetarët nga të gjithë trojet shqiptare që nesër (ditë E Hanë) nga ora 9:00, të ju dalim në ndihmë për kërkimin e dy Policëve që humbën pas aksidentit të mbrëmshëm, shpresojmë në gjetjen e tyre sa më të shpejt’, thonin mbrëmë familja Trena dhe Dashi.

Ndërkohë, kërkimi për dy policët ka nisur në gjithë shtrirjen e lumit Lepenc e deri në territorin maqedon, mirëpo asnjë gjurmë deri tash nuk është vërejtur.

Ndryshe, dy policët që po kryenin detyrën zyrtare u vetëaksidentuan në mënyrë misterioze natën e 28 prillit, për të përfunduar në humnerën mbi 100 metërshe./gazetametro

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz