Pol Pogba te Mançester Junajtid, zbulohet dita e vizitave mjekësore

“Telenovela” e gjatë rreth të ardhmes së Pol Pogba duket se po shkon drejt fundit. Sipas britanikes “The Sun”, francezi i cili ka qenë në bisedime gjatë kësaj kohe me Real Madrid, Barcelonën, Mançester Junajtid, Mançester Sitin dhe Bajern Mynihun, pa hedhur asnjëherë poshtë mundësinë e qëndrimit te Juventusi, me në fund ka vendosur të kthehet në “Old Traford”, ndërsa klubi italian do të përfitojë 125 milionë euro nga shitja e tij.
Pogba, i cili u largua nga Mançester Junajtid në vitin 2012, ishte kthyer në objektivin kryesor të merkatos së Murinjos që në ditën e tij të parë te “djajtë e kuq”. Si tabloidi britanik, ashtu edhe e përditshmja franceze “L’Equipe” raportojnë sot se Murinjo ka rënë dakord për shumën që do të shpenzohet për lojtarin dhe rrogën e tij, pasi e cilëson një investim shumëvjeçar dhe të rëndësishëm.
Ndërkaq, është zbuluar se rroga bazë e lojtarit do të jetë 241 mijë euro në javë, ndërsa para se të hedhë firmën në kontratë, ai do të kryejë vizitat mjekësore gjatë ditës së martë.
Lexo edheSportisti më bamirës në botë, Ronaldo apo Messi?














