Podujeva në terr, qytetarët që disa orë pa rrymë
01

Lexo edhePërfundojnë punimet në Urën e Ibrit, Komuna e Mitrovicës fajëson BE për vonesën e hapjes

Me orë të tëra ata ballafaqohen me mungesë të energjisë, raporton Indeksonline.
Edhe sonte, banorët e disa fshatrave të Podujevës po qëndrojnë në terr. Që nga ora 9 e mëngjesit e deri në ora 16:20 kanë qenë me mungesë të energjisë, ndërsa është ndalur përseri në ora 18:00.
Kjo gjendje aspak e mirë me energji e ka bërë që të reagoj edhe kryeministri Ramush Haradinaj.
Ai ka kërkuar përgjegjësi prej KEK dhe KEDS, derisa e ka quajtur të patolerueshme.

Lexo edhePërfundojnë punimet në Urën e Ibrit, Komuna e Mitrovicës fajëson BE për vonesën e hapjes
Ndërsa, KEK përmes një njoftimi për media ka thënë se nuk është përgjegjësi e tyre për reduktime, por e KEDS-it si furnizues që është që nga viti 2013.
Foto është realizuar në fshatin Peran të Podujevës./Indeksonline/
