BallinaLajmePo vije bora në Kosovë, këto do të jenë temperatura për pesë...

Po vije bora në Kosovë, këto do të jenë temperatura për pesë ditët e ardhshme

Të ngjajshme

Futbollistët e Turqisë marrin valixhet dhe nisen drejt Kosovës

Futbollistët e Kombëtares së Turqisë janë nisur drejt Kosovës...

Serbia arrin marrëveshje të re për furnizim me gaz nga Rusia

Serbia ka arritur marrëveshje për zgjatjen e kontratës ekzistuese...

Ndeshja historike Kosovë-Turqi shtyn spektaklin e Big Brother Albania

Big Brother VIP Albania do të zhvendoset për të...

Mësoni se ҫfarë moti do të mbretërojë gjatë pesë ditëve të ardhshme në vendin tonë.

Ditëve në vijim mot i ftohtë, kryesisht me vranësira, kohë pas kohe me shi, e në vise malore borë. Në fundjavë vijnë ditët e akullta.

Ditëve të ardhshme vendi ynë mbetet nën ndikimin e fushave të presionit të ulët mbi Detin e Zi, që kushtëzojnë mot kryesisht me vranësira, derisa nga veriu i kontinentit do të shtrihen masa të ftohta ajrore, bën të ditur Prishtina Weather.

Shërbimi i meteorologjisë njofton se “në fundjavë një turbullirë nga zona polare, do të zbresë mbi rajon, që do të diktojë mot të ftohtë, kryesisht të vranët, e kohë pas kohe mund të priten edhe reshje të dobëta bore. Nga dita e diel, temperaturat në të dy vlerat ekstreme do të mbeten nën 0C”.

Sipas PW, në ditët e ardhshme, parashihet që të ketë qarkullim të mjaftueshëm ajror, që do të mbajë vlerat e cilësisë së ajrit rreth vlerave mesatare dhe të mira. Kohë pas kohe mund të kalojnë edhe në vlera të pashëndetshme.

Parashikimi për datat 26-30 dhjetor:

26.12 – Kryesisht me vranësira. Kohë pas kohe priten reshje të dobëta shiu, e në vise kodrinore-malore borë.

27.12 – Kryesisht me vranësira. Rreth viseve malore mundësi për reshje të dobëta bore.

28.12-29.12 – Në fundjavë do të mbajë mot i ftohtë dhe kryesisht me vranësira. Të shtunën kohë pas kohe priten reshje të dobëta bore. Ditën e diel vende-vende mundësi për reshjet të dobëta bore.

30.12 – Ftohtë dhe kryesisht me diell.

Do të fryjë erë mesatare nga veriu-veriperëndimi 5-9m/s.

Shtypja atmosferike gradualisht do të shënojë rritje mbi vlera normale.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz