back to top
Friday, March 13, 2026
BallinaShqiptarePo kthehej nga varrimi i burrit, vdes gruaja dhe tri familjarët e...

Po kthehej nga varrimi i burrit, vdes gruaja dhe tri familjarët e saj!

Të ngjajshme

Befason kongresmeni amerikan, bën thirrje për islamofobi

Kongresmeni amerikan në Florida, Randy Fine, ka nxitur reagime...

“Një ditë historike”, Roma po bëhet me stadium të ri, aprovohet projekti

Këshilli i qytetit të Romës ka votuar pro miratimit...

Defekti në nënstacionin e Bibajt lë pa rrymë një pjesë të Ferizajt

Një pjesë e konsumatorëve në Ferizaj kanë mbetur pa...

Po ktheheshin nga një ceremoni mortore por një aksident tragjik u mori jetën.

Aksidenti ka ndodhur këtë pasdite në aksin Elbasan- Papër, ku pas përplasjes së tre makinave 4 jetë janë shuar. Tashmë janë mësuar dhe emrat e personave që humbën jetën, të gjithë pasagjerë në një makinë të drejtuar nga shtetasi Gëzim Kotorri.

Viktimat janë të katërta gra. Fjala është për 30 vjeçaren Jonida Kotorri, Fatushe Agolli, 68 vjeçe, Lumturi Hoxha, 58 vjeçe dhe Lume Hoxha 55 vjeçe.
Për motive ende të paqarta, makina e tyre është copëtuar nga përplasja në pjesën anësorë të makinës. Si pasojë e impaktit, të katërta gratë kanë vdekur.

Viktimat sapo ishin kthyer nga një ceremoni mortore. Mësohet se njëri prej bashkëshortëve të viktimave kishte humbur jetën.
Si pasojë e këtij aksidenti mjaft të rëndë edhe dy persona të tjerë mbetën të lënduar, por fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

Hetuesit kanë nisur tashmë punën për të zbuluar se kush e ka shkaktuar aksidentin e trefishtë. Deri më tani dyshimet janë për një parakalim të gabuar të njërës prej makinave të përfshira në incidentin e rëndë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz