back to top
Monday, September 15, 2025
BallinaLajme50 vjet i martuar, ia harron emrin gruas (VIDEO)

50 vjet i martuar, ia harron emrin gruas (VIDEO)

Të ngjajshme

Gazeta Rilindja, ka raportuar se si një person nga Vushtrria nuk ia dinte emrin gruas.

Një ngjarje e çuditshme kishte ndodhur në Vushtrrinë e vitit 1963.  Në këtë kohë ka qenë një rregull i pashkruar që bashkëshortët të mos e thërrasin në emër njëri tjetrin.

I referoheshin në çdo formë por asesi në emër.

Si të tjetër kishte vepruar edhe Sejdi Caka atë kohë 70 vjeçar.

Ai nuk e thërriste gruan në emër, mirëpo kur ka shkuar në komunën e Vushtrrisë kishte hasur në probleme.

Sejdiu nga fshati Stanovc kishte shkuar që të merrte një vërtetim për ta dërguar gruan te mjeku që e shoqja t’i shërohej pa pagesë.

Por kur u pyet nga ofiqari për gruan me të cilin ishte i martuar hiq më pak se që 50 vite ai nuk ia diti emrin.

“Si quhet shoqja jote? Pyeti punëtori social. Sejdiu i rrudhi krahët tue thanë se nuk din. Mbasi dyshoi se nuk u muerrën vesh, nëpunësi pyeti përsëri: emnin si e ka shoqja mixha Sejdi. Paj tybe nuk dij, kam harrue, u përgjegj përsëri plaku.”

Të pranishmit, dëshmitarë të kësaj bisede e shikuan me habi Sejdiun, duke menduar që ai po tallet.

E insistimi i plakut, se vërtetë nuk e di gruan e të shoqes i kushtoi.

Vetëm për me e mësu emrin e gruas, ai u detyrua të kthehet prapa në katund.

“Mbas disa orësh Sejdiu u kthye përsëri në zyrën e nëpunësit social. Këtë herë ai tregoi se shoqja e tij quhet Zylë.  Asht për t’u theksue se Sejdiu jeton me Zylën tash 50 vjetë.”

Në mënyrë që mos t’i kushtoj kilometra rrugë të ecura e lodhje, pas marrjes së vërtetimit, ai premtoi se do të mundohet të mos harroj më emrin e Zylës.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz