“Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës” – Murseli zbulon planin e Alban Hysenit për të bërë hapjen e një deponie në Velekinicë
dp

Lexo edheZjarr në një fabrikë në Gjakovë, momenti kur intervenojnë zjarrfikësit

Murseli ka ngritur shqetësimin se në këtë lokacion mund të dërgohen mbeturina nga 12 komuna të Kosovës, duke e kundërshtuar ashpër një mundësi të tillë, transmeton lajmi.net.
Përmes një postimi, ai e ka cilësuar lajmin si të keq për Gjilanin dhe ka paralajmëruar kundërshtim të projektit.
“Lajmi shumë i keq për qytetin e Gjilanit. Po përgatitet plani për hapjen e një deponie të re të mbeturinave në Velekincë. Po dojnë me na sjellë në Gjilan mbeturinat e 12 komunave të Kosovës.
Kjo nuk tolerohet! Kjo nuk do të ndodhë!”, ka shkruar Murseli./lajmi.net/

Lexo edheZjarr në një fabrikë në Gjakovë, momenti kur intervenojnë zjarrfikësit