Zjarr në një fabrikë në Gjakovë, momenti kur intervenojnë zjarrfikësit
dp

Lexo edheParalajmëroj përplasje fizike në Kuvend, PDK dhe AAK i reagojnë ashpër Deharit – kërkohet që ai të jap përgjegjësi para Prokurorisë për këtë deklaratë

Zjarrfikësit në Gjakovë sot kanë parandaluar një incident që mund të ishte madhor.
Një zjarr kishte rënë në fabrikën e Dekorimit, ku mbetjet e bykut në kazanë morën flakë, transmeton IndeksOnline.
Zjarrfikësit e Gjakovës njoftojnë se ekipet kanë ndërhyrë me kohë, duke e parandaluar përhapjen e zjarrit.
“Sot, rreth orës 16:00, Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar në fabrikën e Dekorimit, ku kishte ndodhur djegie e mbetjeve të bykut në kazanët e fabrikës.
Ekipet e zjarrfikësve kanë ndërhyrë me kohë dhe kanë lokalizuar situatën, duke parandaluar përhapjen e zjarrit në pjesët tjera të objektit.

Lexo edheParalajmëroj përplasje fizike në Kuvend, PDK dhe AAK i reagojnë ashpër Deharit – kërkohet që ai të jap përgjegjësi para Prokurorisë për këtë deklaratë
Zjarrfikësit mbeten të gatshëm 24/7 për t’iu përgjigjur çdo rasti emergjent” thuhet në njoftim.
Më poshtë pamje nga intervenimi i zjarrfikësve: