BallinaLajmePlatforma që po e përdor MASHTI për mësim paditet për ndarje të...

Platforma që po e përdor MASHTI për mësim paditet për ndarje të të dhënave personale të përdoruesve

Të ngjajshme

Vdekja e tre kosovarëve në Vjenë: Urdhërohet autopsia, kërkohet përgjegjësi për rastin

Tre kosovarë humbën jetën në një kantier ndërtimi. Bëhet fjalë...

Këta janë 25 kandidatët për dy vende bosh në Gjykatën Kushtetuese

Të martën, më 17 mars, ka përfunduar afati i...

Zbulohet vendbanim ilir në Lushnjë

Një tjetër vendbanim Ilir është zbuluar në Lushnjë. Gërmimet arkeologjike...

Platforma video-komunikuese Zoom është duke u paditur për ndarjen e të dhënave personale të miliona përdoruesve të saj me Facebook.

Padija, e paraqitur në Kaliforni të hënën, pohon se pavarësisht faktit se kompania shquhet për ruajtjen e privatësisë të përdoruesve të saj ’, Zoom përfshiu kodimin në aplikacionin Zoom që lejonte ndarjen e padeklaruar të informacionit personal me Facebook-un dhe palët e treta, raporton Daily Mail, transmeton lajmi.net.

Platforma video-konferencë është propozuar për shfryëzim nga Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) për mësim online për shkollat e mesme, në periudhën e pandemisë.

Padia, e siguruar nga DailyMail, thotë se informacioni ndahet kur një përdorues instalon aplikacionin Zoom dhe e hapë atë.

Ky informacion përfshin llojin dhe versionin e sistemit operativ mobil të përdoruesit, zonën e kohës së pajisjes, modelin dhe identifikuesin unik të reklamave që lejon kompanitë të targetojnë përdoruesin me reklama specifike.

Padia është e para nga dy ankesat ligjore që pretendojnë për shkeljen e të dhënave. DailyMail.com ka mësuar për një proces gjyqësor të dytë të paraqitur të martën nga një banor i Florida, i cili deklaroi se ai kurrë nuk do të përdorte më platformën, pasi po ia shpërndante të dhënat personale.

Përdorimi i platformës dhe aplikacionit jashtëzakonisht popullor për video-konferenca është rritur shumë pasi miliona njerëz po punojnë nga shtëpia dhe po qëndrojnë në kontakt me miqtë dhe familjen gjatë krizës globale COVID-19. /Lajmi.net/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz