BallinaLajmePlani ROADPOL, policia publikon rezultatet e patrullimeve në rrugë

Plani ROADPOL, policia publikon rezultatet e patrullimeve në rrugë

Të ngjajshme

Në kuadër të javës së aktiviteteve operacionale, sipas planit ROADPOL 2026 (Rrjeti Evropian i Policive Rrugore), nga 13 deri më 19 prill, policia ka shtuar prezencën dhe kontrollin në të gjitha rrugët e vendit.

Kjo u bë me qëllim të rritjes së sigurisë në trafikun rrugor dhe në parandalimin e aksidenteve, ku në fokus ka pasur kontrollin e shpejtësisë, transmeton IndeksOnline.

Me këtë rast, nga njësitë e trafikut të angazhuara në këtë plan, janë realizuar 1,248 pika të kontrollit të automjeteve, janë kontrolluar 7,568 automjete, ku për parregullsitë e identifikuara janë shqiptuar 4,894 gjoba.

“Në kuadër të kësaj jave ka qenë edhe matja e shpejtësisë më të madhe për datën 15.04.2026 (00:00-24:00) “Maratona” ku në zonën e kufizimit të shpejtësisë 120 km/h është identifikuar automjeti duke zhvilluar shpejtësi prej 182 km/h” deklaron policia, në njoftimin zyrtar.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz