Planet e qeverisë për Komision të ri të Jurisprudencës, Zyra e BE i drejtohet me shqetësim Kuvendit
dp

Lexo edheMomenti kur shërbimi sekret largon Trump’in nga darka e gazetarëve pas të shtënave, pamje

Në letrën zyrtare, BE thekson se këto zhvillime ngrenë pikëpyetje për pavarësinë dhe paanshmërinë e sistemit të drejtësisë, si dhe për respektimin e parimeve të sundimit të ligjit, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas BE-së, vendimi i Qeverisë për emërimin e anëtarëve të rinj në këtë komision nuk duhet të ndërpresë para kohe mandatin e anëtarëve aktualë, duke ngritur dilema për kushtetutshmërinë dhe ligjshmërinë e këtij veprimi.
Në këtë kontekst, BE i ka bërë thirrje Kuvendit që të ushtrojë mbikëqyrje të duhur dhe të shmangë miratimin e proceseve që mund të cenojnë këto parime, duke kërkuar që çdo emërim të jetë transparent, i bazuar në meritë dhe në përputhje me standardet evropiane.

Lexo edheMomenti kur shërbimi sekret largon Trump’in nga darka e gazetarëve pas të shtënave, pamje
Zyra e BE-së në Kosovë ka riafirmuar gatishmërinë për dialog dhe mbështetje në funksion të forcimit të sundimit të ligjit dhe institucioneve demokratike në vend.