Plagosja e 15-vjeçarit në piceri, si u tentua të fshihej ngjarja, punonjësit hoqën kamerat dhe pastruan vendin

Policia e Tiranës zbardhi ngjarjen e ndodhur një ditë më parë, 1 qershor në një piceri në zonën e “Ali Demit” në Tiranë.
Një 15-vjeçar mbeti i plagosur me armë, ndërsa policia shpalli në kërkim autorin e dyshuar të plagosjes Aldi Neziri 21 vjeç dhe administratorin e picerisë, Leonardo Mejdani 24 vjeç.
Gjithashtu u arrestuan tre punonjësit e picerisë, Ferit Basha, 20 vjeç, Andi Hyka, 29 vjeç dhe Keivin Bala 20 vjeç.
Ata akuzohen se kanë pastruar vendin e ngjarjes dhe kanë hequr DVR-në e kamerës së sigurisë në piceri.
Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj mëson se grupi hetimor ka mundur të administrojë pamjet e kamerave të sigurisë së picerisë ku ndodhi ngjarja.

Lexo edheKim Kardashian zbulon pamje të rrallë nga dollapi luksoz në vilën 60 milionë dollarëshe
Sipas burimeve të policisë, në tavolinë kanë qenë të ulur 3 persona, i mituri me kushëririn e tij dhe autori i plagosjes.
Ngjarja ka ndodhur padashje, pasi autori ka nxjerrë armën atipike (e cila nuk konsiderohet armë zjarri e mirëfilltë, por e modifikuar), dhe ka shkrehur gabimisht, plumbi i së cilës e ka kapur të miturin në qafë.
15-vjeçari kishte rreth 2 javë që ishte punësuar në piceri, pasi ishte piceri e kushëririt e tij dhe kishte nisur punë për ta ndihmuar.
Ndërkohë, nuk rezulton të ketë qenë i siguruar apo brenda rregullave të ligjit të punës për shkak të moshës. Hetuesit do të kërkojnë informacion te institucionet e tjera për të sqaruar situatën ligjore të punësimit.














