Plagoset një kamarier me tre plumba në Suharekë
dp·
Para pak çastesh ka ndodhur një tentim vrasje në fshatin Samadrexhë të Suharekës. Siç mëson Gazeta Express në drejtim të një kamarieri në një kafiteri të fshatit është shtënë tri herë me armë zjarri.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Mund të konfirmoj që është një plagosje, njësitet janë nis për vendin e ngjarjes”, tha policia.
Express mëson se i plagosuri është i moshës rreth 30 vjeç. Ndërsa dorasi sipas informatave ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Lexo edhePër gjashtë muaj mjekët në QKU kanë kryer 21 mijë operacione
Shumë shpejt detaje të reja…
Fotografi nga vendi i ngjarjes:
















