Plagoset gruaja e cila ishte nisur për pushime me fëmijët e saj të vegjël (Foto)

Një familje turiste britanike të cilët kanë bërë një kthesë të gabuar në dalje të Rio De Janeiro janë qëlluar, me ç’rast është plagosur një grua.
Policia braziliane tha se një çift me fëmijët e tyre (të gjithë nën moshën katër vjeçare), udhëtonin në Angra dos Reis, një destinacion popullor pushimi bregdetar rreth 90 milje nga Rio.
Autoritetet poicore thanë se një grup i panjohur iu afrua makinës dhe me sa duket i tha familjes të dilte dhe pastaj hapi zjarr, njoftohet sipas “Associated Press”.
Një deklaratë e policisë tha se gruaja, e identifikuar si Eloise Dixon 46 vjeç, u godit në bark duke u trajtuar më vonë në spital, raportoi mediumi britanik “Metro”, transmeton Periskopi.
Dixon u dërgua në spitalin Japuiba ku thuhet se gjendja e saj është stabile.
Besohet se familja po përpiqej të gjente një dyqan për të blerë ujë kur ata bënë një kthesë të gabuar më pas për të ardhur deri te incidenti.
Shefi i policisë Bruno Gilaberte tha se ata përfunduan në një lagje të varfër të quajtur “Agua Santa” – Uji i Shenjtë në portugalisht./Periskopi/
Lexo edheShpërthim në një xhami në SHBA

















