BallinaSportPique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 vjeçare, derisa u spekulua...

Pique e tradhtoi Shakiran me një studente 20 vjeçare, derisa u spekulua për një aferë me nënën e Gavit

Gerard Pique është kryetemë në mediat spanjolle, kësaj radhe për shkak të një tradhtie të pretenduar.

Është raportuar se Shakira e ka kapur futbollistin e Barcelonës duke e tradhtuar me një grua tjetër dhe lidhja e tyre mund të ketë marrë fund.

Që tani thuhet se Pique është duke jetuar në një banesë ndaras nga këngëtarja kolumbiane.

Gazeta El Periodico ka dhënë detaje për identitetin e gruas me të cilën spanjolli e ka tradhtuar bashkëshorten e tij.

Lorena Vazquez dhe Laura Fa, të cilat janë dy gazetare të El Periodico, kanë pohuar se Pique është takuar me një bionde 20 vjeçare, e cila është një studente dhe mikpritëse e evenimenteve në Barcelonë. Sidoqoftë, identiteti i saj nuk është bërë i ditur, të paktën deri më tani.

Në ndërkohë, në mediat sociale ka qarkulluar një spekulim se gruaja me të cilën ka tradhtuar 35-vjeçari ka qenë nëna e bashkëlojtarit të tij te Barcelona, Pablo Gavi.

- Advertisement -