“Pfizer” dhe “Moderna”: Ky, viti i fundit i pandemisë, COVID-19 do të kthehet në grip
BILLI

Lexo edheIsh-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron në rast lufte

Pandemia Covid-19 do të përfundojë brenda një viti, tha CEO i “Pfizer”, duke rënë dakord me CEO-n e “Moderna” Stefan Bancell, i cili bëri të njëjtin parashikim javën e kaluar.
“Unë pajtohem me pikëpamjen se brenda një viti ne do të jemi në gjendje t’i kthehemi jetës normale” tha ai, duke shtuar, megjithatë, se “kjo nuk do të thotë që mutacionet e reja do të pushojnë së na shqetësuari ne” tha Burla.
Përveç kësaj, ai vuri në dukje se me kalimin e kohës, Covid “ka të ngjarë të kthehet në një grip sezonal që do të kërkojë vaksinim vjetor për të adresuar mutacionet e reja që do të shfaqen tani e tutje”.

Lexo edheIsh-diplomati serb: Vuçiqi shpresoi që SHBA-ja t’i kundërvihej Kurtit, Rusia s’na mbron në rast lufte
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar administrimin e dozës së tretë të vaksinës “Pfizer” për personat mbi 65 vjeç, si dhe për njerëzit që i përkasin grupeve me rrezik të lartë.