Ndalohen punimet në 12 vendpunishte në Kosovë, u konstatuan shkelje të rënda
dp

Lexo edhe“Uluni bashkë”- “me Rugovën jam taku 3 herë në dhomën e tij në Rambuje”: Disa nga mesazhet që dha Thaçi për spektrin politik

Sipas IQP-së, gjatë inspektimeve janë evidentuar parregullsi që paraqisnin rrezik serioz për jetën dhe shëndetin e punëtorëve.
“Për këtë arsye, IQP ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në 12 vendpunishte, deri në eliminimin e të gjitha parregullsive të evidentuara dhe krijimin e kushteve të sigurta për punë”, thuhet nga Inspektorati.
Punimet do të mund të rifillojnë, siç thuhet, vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë.
“Këto masa synojnë parandalimin e aksidenteve në vendin e punës dhe garantimin e sigurisë së punëtorëve. Rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pasi inspektorët të konstatojnë se janë përmbushur të gjitha kërkesat ligjore dhe standardet e sigurisë. Inspektorati Qendror i Punës do të vazhdojë kontrollet intensive në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës dhe nuk do të tolerojë asnjë shkelje që rrezikon jetën dhe shëndetin e punëtorëve”, thuhet më tej nga IQP-ja.

Lexo edhe“Uluni bashkë”- “me Rugovën jam taku 3 herë në dhomën e tij në Rambuje”: Disa nga mesazhet që dha Thaçi për spektrin politik