back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaShqiptarePezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

Pezullohet për shkelje inspektori i PKK Qafë-Thanë

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë reagoi sot lidhur me një video të postuar në rrjete sociale, që pasqyron denoncimin e një qytetari për veprimet e një punonjësi policie në detyrë, në PKK Qafë-Thanë.

Përmes një njoftimi për shtyp bëhet e ditur se drejtori i DVKM Korçë, sapo u njoh me rastin, ka pezulluar menjëherë nga detyra punonjësin e Policisë që shfaqet në video, inspektor R. S.

Gjithashtu, drejtori i DVKM Korçë ka nisur ndaj punonjësit të Policisë hetim disiplinor, në zbatim të ligjit “Për Policinë e Shtetit”, për “Kryerjen e veprimeve që cenojnë rëndë figurën e punonjësit të policisë, institucionit apo shërbimit policor në tërësi”.

Në pamje shihet që efektivi lejon drejtuesin e një mjeti që të kryejë shkelje, duke kaluar në krahun tjetër pranë pikës kufitare, për të qenë më afër radhës për veprime në sportel.

Materialet i kaluan Drejtorisë së Standardeve Profesionale në DPPSH e cila do të kryejë hetim më të thelluar për rastin.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë fton qytetarët që të denoncojnë çdo rast shkeljeje apo paligjshmërie që konstatojnë, dhe i garanton ata se do të ketë një reagim të menjëhershëm, konform ligjit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz