Pesë pesona janë lënduar dhe njëri është dërguar në QKUK në Prishtinë si pasojë e një akisdenti në rrugën Gjilan-Kamenicë.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani i tha Gazetës Express se në aksident u përfshinë dy vetura.
“Ju njoftoj se sot me 25.05.2026, rreth orës 15:50 policia e Kosovës në Gjilan ka pranuar një informatë për një aksident Trafiku me lëndime në rrugën Gjilan Kamenicë në dalje të fshatit Kemtoc Komuna Gjilan. Ndihma e parë, Njësia e Trafikut Rajonal dhe hetuesit e aksidenteve kanë dal në vendngjarje. Nga hetimet e para njoftohemi se në aksident janë të përfshira dy (2) veturave, ku pesë (5) persona kane marre lendime trupore, te cilet me Ndihmën e Shpejtë janë derguar në Emergjencen e spitalit Rajonal në Gjilan, ku me pas njeri prej tyre transferohet në QKUK, për trajtim të metejme, ndersa katër të tjerët lirohen”, tha ai në një përgjigje me shkrim.
Hashani tha se Policia “po i heton shkaqet dhe rrethanat se si ka ardhur deri te ky aksident”.