Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka deklaruar se Izraeli do të rrisë intensitetin e sulmeve kundër Hezbollahut, ndërsa ushtria izraelite ka njoftuar nisjen e një vale të re bombardimesh në territorin e Libanit, raportoi BBC.
Sipas Forcave Mbrojtëse të Izraelit Israel Defense Forces, sulmet kanë në shënjestër objektiva të Hezbollahut në Luginën Bekaa, në lindje të Libanit, si dhe në zona të tjera të vendit.
Njoftimi vjen pas një videomesazhi të publikuar nga Netanyahu, në të cilin ai deklaroi se Izraeli “është në luftë me Hezbollahun” dhe se ka dhënë urdhra për “goditje shkatërruese” ndaj organizatës.
Më herët gjatë muajit, Libani dhe Izraeli ranë dakord për zgjatjen e një armëpushimi 45-ditor, megjithëse përplasjet sporadike kanë vijuar në disa zona kufitare.
Zhvillimet e fundit kanë shtuar shqetësimet në Bejrut se sulmet mund të zgjerohen edhe drejt kryeqytetit libanez.
Netanyahu tha gjithashtu se ofensiva ushtarake kundër Hezbollahut ka “eliminuar mbi 600 terroristë”, duke shtuar se operacionet do të vazhdojnë me intensitet më të lartë në ditët në vijim.