HomeSportAmir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Amir Rrahmani në formacionin e sezonit në Serie A

Të ngjajshme

Ky është i riu që u dërgua pa shenja jete në QKMF-në e Malishevës

Një person është dërguar pa shenja jete në orët...

Paderborni “çon” Wolfsburgun në Bundesliga 2

Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligas mes Paderbornit...

“Ta kom fal”, Yll Limani po vjen me këngë të re

Këngëtari i njohur, Yll Limani po vjen me një...

Ka përfunduar sezoni 2025/26 në elitën e futbollit italian Serie A, ku tanimë janë vendosur të gjitha.

Interi është kampion i Italisë, derisa në Ligën e Kampionëve do të luajnë Napoli, Roma dhe Como.

Në Ligën e Evropës kanë mbetur dy gjigantët italianë Milani dhe Juventusi, derisa Atalanta do të luaj në Ligën e Konferencës.

“SofaScore” tanimë ka publikuar edhe formacionin më të mirë të sezonit në Serie A, ku nuk kishte se si të mungonte qendërmbrojtësi kosovar Amir Rrahmani.

Kapiteni i Kosovës ka shkëlqyer me Napolin, derisa ka marrë notë 7,23 për këtë sezon.

Në portë është Carnesecchi i Atalantës, derisa në mbrojtje përveç Rrahmanit janë edhe Saelemaekers i Milanit si dhe dyshja italaiane e Interit, Alessandro Bastoni dhe Federico Dimarco.

Mesfusha përbëhet nga Luka Modric, Manuel Locatelli dhe Nicolo Fagioli, ndërsa në sulm përkrah Lautaro Martinez janë dy super talenta si Kenan Yildiz dhe Nico Paz.

32-vjeçari Rrahmani luajti në 21 ndeshje këtë edicion në Serie A, duke shënuar dy gola e duke dhuruar edhe një asistim.

Rrahmani ka kontratë me Napolin deri në vitin 2027, me mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz