Ka përfunduar ndeshja e play-offit të Bundesligas mes Paderbornit dhe Wolfsburgu.
Është Paderborni, ai që mposhti Wolfsburgun me rezultat 2-1, duke i dërguar “Ujqërit” në ligën e dytë gjermane pas 33 vitesh.
Rënia e Wolfsburgut do të thotë se Rexhbeçaj do të luajë në Bundesliga 2 gjithashtu, pasi që ai u kthye si transferim i lirë aty.
Golat u realizuan nga Filip Bilbija dhe Laurin Curda për Paderbornin, ndërsa për Wolfsburgun ishte Dzenan Pejqinoviq.
Paderborni, rikthehet në Bundesliga pas 6 vitesh duke ju bashkuar Schalkes dhe Elversbergut sezonin e ardhshëm./IndeksOnline/