Përurohet “J-Hotel”, kampionët e Italisë me hotel personal
Hapi i radhës i bardhezinjve është “J Hotel”, një hotel i ndërtuar pranë qendrës stërvitore të Juventusit, Continassa dhe vetëm 600 metra larg stadiumit “Allianz” të Torinos, gjithashtu në pronësi të “zonjës së vjetër”.

Klubi i Juventusit ka 40% të pronësisë së “J Hotel”, i cili pritet të strehojë futbollistët bardhezinj që nuk kanë gjetur akoma rezidencën e tyre si Rabiot, Ramsey dhe vetë Maurizio Sarri, por edhe të gjithë skuadrën, në rastet e grumbullimeve para ndeshjes.

Lexo edheLukaku po lë United për këtë klub

Pjesa e dedikuar për klubin bardhezi është hapur tashmë, ndërsa më 23 gusht do të hapet i plotë hoteli, që do të shërbejë edhe për publikun, pasi çdo njeri mund të shkojë për të kaluar një natë aty.

Hoteli është ndërtuar në një hapësirë prej 11.200 metrash katrorë, ka 4 yje, 138 dhoma, një restorant me kapacitet për 200 persona dhe salla te ndryshme konferencash e qendra SPA, ndërsa një dhomë në “J Hotel” do të kushtojë minimalisht 118 euro për natë.



















