BallinaLajmePersoni i vrarë në ndërtesën e AKI-së është nga ky qytet i...

Personi i vrarë në ndërtesën e AKI-së është nga ky qytet i Kosovës

Të ngjajshme

Franca tregon se është favorit për Kupën e Botës, e fiton edhe miqësoren e dytë

Kombëtarja e Francës ka shënuar fitore 3:1 ndaj Kolumbisë...

Laporta: Është parë që vendimi im për largimin e Messit, ishte i duhuri

Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka deklaruar se vendimi...

Një vrasje ka ndodhur sot paradite në ndërtesën e AKI-së në Prishtinë.

Mësohet se një punëtor sigurimi ka shtënë ndaj një punëtori të shërbimit në këtë ndërtesë duke e lënë të vrarë.

Burimet e Indeksonline mësojnë se viktima ka qenë shef i kuzhinës në këtë institucion dhe ishte nga qyteti i Vushtrrisë.

Zëdhënësi i QKUK-së, Shpend Fazliu, tha për KALLXO.com se një i plagosur që ka ardhur nga incidenti në AKI, ka vdekur si pasojë e plagëve të marra.

Ibrahim Berisha, Zëvendës Kryeprokuror në Prokurorinë Themelore të Prishtinës, e ka konfirmuar këtë vrasje për KALLXO.com.

“Ka ndodhur një vrasje në ndërtesën e AKI-së. Viktima ka vdekur nga plagët. Prokurori tash do të dalë në vend të ngjarjes. Detajet mund t’i japim më vonë”, tha Berisha.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz