back to top
Sunday, December 21, 2025
BallinaLajmePERSONI QË VDIQ DJE NË GJILAN NUK ISHTE SHTETAS I KOSOVËS

PERSONI QË VDIQ DJE NË GJILAN NUK ISHTE SHTETAS I KOSOVËS

Të ngjajshme

Abdixhiku: Ne jemi gati për udhëheqje, besoj se populli do ta vlerësojë LDK-në

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, kandidat për kryeministër...

Zhegrova përfshihet në aksion, Juventusi shënon golin e dytë ndaj Romës

Skuadra e Juventusit ka shënuar golin e dytë ndaj...
- Advertisement -

Prokuroria Themelore në Gjilan ka thënë se personi i cili vdiq të shtunën në Gjilan, teksa më parë ishte inçizuar i alivanosur përgjatë rrugës magjistrale Gjilan – Ferizaj, është shtetas i Maqedonisë.

Insajderi ka kontaktuar me prokurorin e rastit, Agron Ukën, i cili ka dhënë detaje për çështjen në fjalë. Uka bëri të ditur se shtetasi i Maqedonisë vuante nga një sëmundje kardiake.

Uka ka treguar se “viktima ishte shtetas i Maqedonisë, dhe ishte i moshuar, ai ishte duke u kthyer nga tretmani mjekësor të cilin kishte shkuar në mëngjes që ta merrte”

Rasti i 63-vjeçarit ishte inçizuar nga kamerat e një lokali pranë rrugës, teksa shihej i shtrirë në tokë – i alivanosur. E në video-inçizim dëshmohet se si asnjë kalimtar rasti nuk ishte ndalur ta ndihmonte të të ndjerin.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz