back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeIdentifikohen dëshmitarët e rastit të shqiptarit në Gjilan, së shpejti Prokuroria jep...

Identifikohen dëshmitarët e rastit të shqiptarit në Gjilan, së shpejti Prokuroria jep vendimin

Të ngjajshme

Rusia provokon sërish, droni i saj hyn në një tjetër vend të NATO

Ministria rumune e Mbrojtjes deklaroi se hapësira ajrore e...

Sony prezanton Xperia 10 VII

Sony ka zbuluar zyrtarisht telefonin e saj më të...

Napoli e merr fitoren e tretë me radhë në Serie A, shkëlqejnë prurjet e reja

Rasmus Højlund shënoi në debutimin e tij pas transferimit...

Tayna shijon ditët e pushimit, tregon anën e saj të dashur

Tayna po shijon ditët e saj të pushimit, larg...

olicia e Kosovës në rajonin e Gjilanit, ka identifikuar të gjithë dëshmitarët okularë të rastit të djeshëm ku një person i të 60 –ve u alivanos në rrugë e më pas dhe ndërroi jetë.

Sipas Ismet Hashanit, i cili është zëdhëndës i policisë në komunën e Gjilanit, personat në fjalë ku në pamjet të cilat qarkullojnë në internet shihen duke mos i ofruar ndihmë të moshuarit të alivanosur, janë intervistuar.

Duke qenë se mosdhënia e ndihmës së parë konsiderohet vepër penale, ata në deklarimet e tyre para policisë kanë pohuar se kanë telefonuar numrin e rasteve emergjente, transmeton Klan Kosova.

Në prononcimin e tij për Klan Kosova, Hashani tha se tashmë ky rast është duke u procesuar nga Prokuroria, ku dhe nga ta, më tutje do të merret vendimi për dëshmitarët nëse ka të bëjë me vepër penale për mosdhënje të mjaftueshme të ndihmës së parë apo jo.

 


Në pamjet e kamerave të një lokali që qarkullojnë nëpër rrjete sociale, shihet burri tek ka zbritur nga një kultivator dhe pak metra më larg është alivanosur, njofton Klan Kosova.

Në videon tre minutshe të gjithë kalimtarët refuzojnë të ndalen që ta ndihmojnë të moshuarin.

Për shkak të pamjes së rëndë, për hir të familjes së të nderit dhe shikuesve është shkëputur momenti i rrëzimit të të moshuarit.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz