back to top
Tuesday, October 28, 2025
BallinaJetëPërse të moshuarit flenë më pak

Përse të moshuarit flenë më pak

Të ngjajshme

Klea Huta dhe Elgit Doda i japin fund martesës së tyre?

Showbizi shqiptar është përfshirë sërish nga një lajm që...

Shoqërohet në polici një burrë në Prishtinë, kishte mbjellë marihuanë në dhomën e tij

Një burrë nga Prishtina është shoqëruar në stacionin policor,...

Kush do ta mbikqyrë qeverinë në detyrë?

Të dielën me 56 vota për, 52 kundër dhe...

Gjuatje me armë zjarri në Deçan, sekuestrohen disa gëzhoja

Me datën 25 tetor është raportuar për të shtëna...

Pas daljes nga burgu, Dani Alves shndërrohet në një pastor

Dani Alves është padyshim një nga mbrojtësit më të...

Ka njerëz që besojnë se të moshuarit mjaftohen me pak orë gjumë. Në fakt, kjo është thjesht një legjendë urbane.

Të gjithë të rriturit kanë nevojë për të paktën 7 deri në 9 orë gjumë. Ajo që ndodh me kalimin e moshës është se njeriu e ka më të vështirë të flejë siç duhet. Por kjo nuk do të thotë se nevojat për gjumë ndryshojnë. Një nga sfidat e plakjes së shëndetshme është garantimi i orëve të mjaftueshme për gjumë.

Si ndryshon gjumi tek të moshuarit

Për arsye nga më të ndryshmet, të moshuarit kanë vështirësi në fjetje. Atyre u nevojitet më shumë kohë t’i zërë gjumi, zgjohen tre deri në katër herë gjatë natës, urinojnë tepër, kanë tendencën të flenë herët në mbrëmje e të zgjohen po aq herët.

Përse të moshuarit flenë më pak

Trupi ndryshon me plakjen dhe këto ndryshime prekin cilësinë dhe kohëzgjatjen e gjumit. Në këtë të fundit mund të luajnë rol shumë faktorë.

Hormonet

Truri i të moshuarve prodhon më pak melatoninë, që është hormoni i gjumit ndërkohë që hormoni i rritjes sekretohet në nivele më të ulëta. Ky hormon është arsyeja përse fëmijët flenë aq mirë. Tek gratë mund të luajë rol edhe menopauza, simptomat e së cilës ndërhyjnë tek gjumi.

Sëmundjet kronike

Sëmundjet dhe simptomat e tyre ndikojnë direkt tek gjumi. Për shembull, artriti shkakton dhimbje që pengon ardhjen e gjumit. Diabeti mund të nxisë nevojën për të urinuar më shpesh gjatë natës. Sëmundjet e zemrës mund të shkaktojnë zgjim të menjëhershëm gjatë natës për shkak të vështirësisë në frymëmarrje. Sëmundjet mendore që shoqërohen me ankth kanë tendencën që të ndërhyjnë tek cilësia e gjumit.

Ndryshimet në stilin e jetesës

Të moshuarit kryejnë më pak aktivitet fizik dhe qëndrojnë më pak në diell. Drita e diellit është e nevojshme për prodhimin e melatoninës që rregullon ciklet e gjumit. Të moshuarit duhet të kalojnë të paktën 2 orë ekspozimi në diell. Konsumi i alkoolit, kafeinës dhe cigares shkakton kaos në cilësinë e gjumit dhe nuk duhen konsumuar të paktën 3 orë përpara fjetjes. Tek cilësia e gjumit ndërhyjnë edhe medikamentet siç janë ato të tensionit të gjakut, kundër depresionit, e të tjerë./agroweb

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz