BallinaLajmePërplasjet për luftën, për poenë politikë

Përplasjet për luftën, për poenë politikë

Të ngjajshme

PSG fiton pastër në ndeshjen e parë ndaj Liverpoolit

PSG ka shënuar një fitore të rëndësishme në ndeshjen...

Haliti: Presidenti duhet të bëhet me ujdi të pozitës dhe opozitës

Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka deklaruar se Presidenti...

Izraeli kryen sulme të ashpra në Liban

Zyrtarët në Liban thanë dhe dhjetëra persona janë vrarë...

Aktorja shfaq linjat perfekte me bikini gjatë pushimeve

Priyanka Chopra ka treguar format e saj të mrekullueshme...

Haradinaj: Kurti njihet për eliminimin e kokave në VV

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj,...

Akuzat mes politikanëve për luftën në Kosovë 20 vjet pas saj vlerësohen se po bëhen për poenë politikë. Njohësit e çështjeve politike thonë se debati për luftën shpërfaq paqartësi në popull dhe mosgatishmëri të politikanëve për t’i zgjidhur problemet aktuale të qytetarëve, shkruan sot gazeta “Zëri”.

Ndonëse kanë kaluar 20 vjet prejse ka përfunduar lufta në Kosovë, disa ish-pjesëtarë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), politikanë të tanishëm, vazhdojnë të hedhin akuza ndaj njëri-tjetrit për kohën sa kanë qenë nën uniformë. Ani pse tema e debatit mund të jetë tjetër, çështja e luftës është bërë e pashmangshme në secilin diskutim publik që ata mbajnë.

Ka shumë raste kur politikanët etiketojnë njëri-tjetrin me fjalët tradhtar, frikacak e mercenar. Njëjtë ndodhi së fundmi edhe në Komisionin Hetimor Parlamentar për dëbimin e gjashtë shtetasve turq, ku ishte ftuar për raportim presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, i cili bashkë me anëtarët e Komisionit rrjedhën e debatit e çoi te lufta, aty ngritën shumë akuza e fyerje ndaj njëri-tjetrit. Analistët konsiderojnë se për shkak të moszbardhjes së veprimeve të (ish-luftëtarëve) politikanëve aktualë gjatë kohës së luftës, debatet e tilla me po të njëjtin diskurs mund të na përcjellin gjatë, shkruan tutje sot gazeta “Zëri”.

Sipas tyre, politikanët vazhdojnë ta përdorin debatin për luftën për të fituar poenë politikë, por njëherësh duke shpërfaqur mosgatishmërinë e tyre për t’u përballur me problemet aktuale që i preokupojnë qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz