Policia ka njoftuar se një aksident ka ndodhur mbrëmë në qytetin e Gjakovës mes dy veturave, transmeton Gazeta Metro.
Nga ky aksident afër një pompe për derivate kanë mbetur dy persona të lënduar, por që janë jashtë rrezikut për jetë ka njoftuar policia.
Përveç dy të lënduarve nga ky aksident raportohet edhe për dëme materiale të veturave.
Lajmin për Metron e ka konfirmuar Komandanti i Trafikut në Rajonin e Gjakovës, Albin Sahatqija.
“Po rasti ka ndodhur mbrëmë gjatë natës afër një pompe derivate mes dy veturave, 2 persona janë lënduar nga ky aksident mirëpo janë jashtë rrezikut për jetë”, tha Sahatqija për Metro.
Ndërkaq dje në fshatin Bajçinë të Podujevës një aksident i rëndë ka ndodhur ku si pasojë ka humbur jetën një person dhe një është lënduar./gazetametro.net