HomeLajmeKurti: Një IPK e fortë, një polici më e pastër

Kurti: Një IPK e fortë, një polici më e pastër

Të ngjajshme

Aksident trafiku në rrugën Klinë–Gjakovë, disa persona të lënduar (Video)

Një aksident trafiku ka ndodhur para pak minutave në...

Zbulohet pllaka përkujtimore e Rexhep Tafës, mjeku që sakrifikoi gjithçka për lirinë

Në Ambulantën e Mjekësisë Familjare në Bec, ish-kryetari i...

KQZ sqaron votimin me postë: Mungesa e shiritit ngjitës nuk e bën të pavlefshëm votën

Pas shqetësimeve të ngritura nga disa votues jashtë Kosovës...

Kosova U21 zyrtarizon dy miqësore në muajin qershor

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zyrtarizuar dy ndeshje miqësore...

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitoi sot Inspektoratin Policor të Kosovës, institucion për të cilin tha se është tejet i rëndësishëm për shtetin e së drejtës dhe në themel të besimit publik në Republikën e Kosovës.

Në fjalën e tij, kryeministri në detyrë Kurti tha se viteve të fundit IPK-ja ka rritur ndjeshëm efikasitetin në trajtimin e ankesave të qytetarëve, duke u shndërruar në një adresë të besueshme institucionale për çdo shqetësim ndaj veprimeve të policisë sonë.

“Një IPK e fortë do të thotë një polici më e pastër. Një polici më e pastër do të thotë një shtet më i drejtë dhe një shtet më i drejtë do të thotë më shumë besim për qytetarët”, tha ai.

Kryeministri në detyrë Kurti theksoi se Inspektorati Policor i Kosovës e ka forcuar praninë institucionale në gjithë territorin e Republikës së Kosovës, përfshirë edhe katër komunat në veri të vendit, duke rritur qasjen, besimin dhe barazinë institucionale për të gjithë qytetarët.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz